Lutjet e Mëngjesit në Washington, pa liderët nga Kosova

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 08:54 | Nga

Në lutjet tradicionale të mëngjesit në Washington, administrata e Donald Trump duket se nuk ka ndjekur paraardhësit e tij, sa i përket ftesës për liderët shtetërorë në Kosovë.

Ardian Arifaj, nga zyra e Presidentit Hashim Thaçi, nuk i është përgjigjur interesimit të Tribuna Channel, për të ditur nëse i pari i vendit është ftuar nga administrata Trump për të qenë në mesin e mbi tremijë të ftuarve të tjerë nga e gjithë bota.

Valmir Klaiqi, nga zyra e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, po ashtu nuk ka kthyer ndonjë përgjigje nëse Veseli është ftuar për të marrë pjesë në lutjet tradicionale të mëngjesit në Washington.

Sa i përket ftesës për të parin e ekzekutivit, Isa Mustafa, pas interesimit të televizionit për të njëjtën çështje, Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit kërkoi që të kontaktohet Sokol Havolli nga kabineti i kryeministrit Mustafa, por Havolli nuk është përgjigjur.

Ftesën tashmë e ka marrë vetëm kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai është ftuar në fillim të shkurtit, që t’i bashkohet të ftuarve nga e gjithë bota për të qenë pjesë e lutjeve të mëngjesit, të organizuara nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thuhet në njoftimin nga partia e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme