Luzha: “Merre ose lëre” e LDK-së është shantazh ndaj Vetëvendosjes

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Besa Luzha nga Fondacioni “Friedrich Ebert Stiftung” ka thënë se caktimi i 3 shkurtit për mbajtjen e seancën ku pritet të votohet Qeveria, është lajm i mirë pasi që qartëson shumë situatën politike në vend.

“Shpresa e të gjithë qytetarëve është që ata ta përfundojnë procesin që kanë nisur. Te puna e Kryeparlamentarit ku insiston LDK, kur të gjithë ata deputetë e kanë ngritur dorën, është e pakuptimtë të thuhet për kthim prapa”.

“Është kërkesë e pavend e LDK-së, sepse ata kanë insistuar për pozitën e Presidentit”, ka thënë Luzha, njofton Klan Kosova.

Në Info Magazine ajo ka thënë se LDK është duke shantazhuar Lëvizjen Vetëvendosje me qëndrimet e saj.

“LDK po e shantazhon VV-në, sepse nuk po heq dorë nga pozita e Kryeparlamentarit. Le të vazhdojë tash Glauk Konjufca pasi është zgjedhur dhe pastaj le të shkojnë me rotacion”.

“Insistimi për pozitën e presidentit është alogjik, prandaj po them se është shantazh. “Merre ose lëre” është shantazh nga LDK”.

Sipas Luzhës është partia e Mustafës që duhet të lëshoje pe në negociatat për formimin e Qeverisë.

“LDK ka qenë në pushtet dhe ka bërë shumë gabime në shumë procese ku të gjithë kemi qenë të zhgënjyer. E kemi përvojën e kaluar kur prej VLAN ka dalë brenda natës dhe ka bërë koalicion me PDK. Ka disa gabime që i ka bërë. Duhet t’i paguajë gabimet e së kaluarës”.

Të ngjashme