Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në zyrën e sekretarit të Kuvendit një kërkesë me atë të së cilës ka kërkuar që Partia Demokratike e Kosovës, t’ia lëshojë zyrat në Kuvend, shfrytëzojnë grupet parlamentare të partive politike.
Galuk Konjufca, deputetë i kësaj partie, ka tregua se ka dorëzuar kërkesën duke u bazuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Ai tha se LDK në vitin 2008 ia ka lëshuar zyrat PDK dhe kjo e fundit duhet që të veprojë njëjtë duke i liruar zyrat LVV.
“Unë ju kam drejtuar për ndarjen e hapësirave në kuvend. I vetmi dokument në të cilin mund të lidhen se si ndahen haspirat është rregullorja mendoj që adresimi. Kjo nuk do të kishte ndodhur po të ishte zgjidhur çështja ashtu siç kemi pritur që të zbatohet praktika që është praktikuar më herët. Në janar të viti 2008 Partia Demokratike e ka zënë vendime LDK si partia më e madhe. Ne kemi një zyre për 6 ulëse dhe hapësira e zyrës sonë nuk ka kapacitete më të mëdha. Tash me 32 persona është e pamundshme të funksionojmë.
“Ju e dini që grupet parlamentare konfirmohen pas themelimit të kuvendit me zgjedhjen e kryesisë. Ne e dimë që kjo procedurë ka përfunduar dhe ne kemi ngritë këtë çështje e sekretaria ka thënë që praktika e deri tash me ka qenë grupi më i madh parlamentar me grupin e dytë me u taku mirëpo kjo nuk po vlen për PDK sepse Xhavit Haliti ka refuzuar dhe ka thënë që si nënkryetar nuk e ka për kompetencë ndarjen e zyrave”.
Hajdar Beqa, deputet i PDK-së, tha se kërkesa e VV-së për të pasur një ambient të përshtatshëm është e drejtë, por nuk është e drejtë që të kërkohen zyrat që të lëshohen nga një grup tjetër.
Albulena Haxhiu, kryetare e komisionit, tha se ne kemi bërë përpjekje që kryesia të merret me këtë çështje.
“Sipas informacioneve që kemi është që kryetari i kuvendit që ti thotë zonjës Dërguti që të shkoj në Gjykatën Kushtetuese për të zgjidh këtë çështje. Neve nuk duhet të na bëhet zgjidhja por i duhet ti bëhet PDK-së. Sipas praktikave i bie që PDK është padrejtësisht në atë zyrë sepse ajo është e VV-së. LDK është mirë në atë zyrë sepse është grupi i sytë më i madh”.
Arben Gashi, deputetët i LDK-së, tha se PDK sipas praktikës të ia lëshoj zyrën VV-së.
“Sa i përket shkresës me sa po kuptoj VV përveç problemit praktik është simbolika e marrjes së zyrës në bazë të praktikave paraprake. PDK më herët ja paska marr LDK-së zyrat. Sa i përket legjislacionit rregullores ne nuk kemi çka me u marr me këtë punë por si deklarimin po shihet që paska një praktikë dhe se sa do të merret kryesia me këtë ose le ta bëjnë një zyre edhe më të madhe se të PDK-së për VV ose PDK sipas praktikës të ia lëshoj zyrën”.
Bilall Sherifi, deputet i Nisma për Kosovë, tha se nuk kemi fuqi për ta detyruar PDK-në për të lëshuar zyrat.
“Unë pranoj argumentin që ka pasur një praktik dhe që fatkeqësisht PDK nuk po don ta rrespektoj këtë praktikë dhe ne nuk kemi asnjë fuqi për ta detyruar. Rregullorja thotë që grupi më i madh parlamentar duhet të ketë zyra më të mëdha”.
Akademia e Drejtësisë ka prezantuar raportin e punës për vitin 2016. Albulena Haxhiu, kryetare e komisionit i ka pyetur ata se a do të trajnohen gjyqtarët dhe prokurorët serb që u dekretuan së fundmi.
Besim Morina, nga Akademia e Drejtësisë, tha se shumë gjyqtarë e prokurorë nuk shkojnë në trajnime e nuk ka inflacione nëse ata do te marrin pjesë.
“Ne nuk mund të themi që të gjithë gjyqtarët dhe prokuroret marrin pjesë në trajnime ka shumë prej tyre që pothuajse kurrë nuk vijnë në trajnime dhe ndoshta kjo mund të ndikoj edhe në performancën e tyre. Ne duhet ta përgatisim programin e trajnimit bazuar në nevojat që kemi. Në fushën administrative ne kemi organizuar 7 trajnime. Një numër të ngjashëm e kemi organizuar për të drejtat e njeriut. Ne nuk i kemi paraqitur të gjitha trainmet në raportin e punës”.