Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media në të cilën ka njoftuar për procesin zgjedhor.
Sipas LVV deri më tani i gjithë procesi ka shkuar në rregull me disa parregullsi të vogla. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje deri më tani në Prishtinë kanë votuar 22 mijë qytetarë
Shefi i shtabit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje Ismajl Kurteshi, tha se LVV angazhohemi që kjo ditë e veçantë të kaloj e qetë dhe pa asnjë problem, raporton Ekonomia Online.
“Ne si LVV angazhohemi që kjo ditë e veçantë të kaloj e qetë dhe pa asnjë problem. I ftojmë të gjithë qytetarë pa dallim ë të marrin pjesë në votime është kohë e mire dhe nuk ka punë më të rëndësishme se sa marrja pjesë në votime. Sa më i madh te jete numri i votuesve aq më demokratike janë zgjedhjet. Kemi raporte se procesi zgjedhor po shkon normalisht me ndonjë parregullsi minore që nuk ia vlen të përmendet
Ylli Hoxha shef i shtabit zgjedhor tha se në Prishtinë deri në orën 11 kanë votuar 22 mijë qytetarë
“Prishtina deri në ora 11 ka nxjerr 22 mijë votues dhe ka shpresa që të vazhdoj. Në këtë ditë të bukur dihet angazhuar edhe më tutje që të gjithë qytetarët ta japin vullnetin e vet për të ardhmen e Prishtinës. Sot e ardhmja e Prishtinës është në duar të tyre mi ftoj që në orët e ardhshme të dalin të votojnë. I bëj thirrke komisionerve dhe vëzhguesve që të jenë sy qel edhe në orët e ardhshme dhe të zbatojnë ligjet dje ne do të jemi në shërbim të kësaj me të gjitha strukturat organizative”, tha Hoxha.