Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një fotografi nga viti 1998, ku kryeministri Albin Kurti shihet teksa futet në një veturë ndërsa përreth veturës qëndrojnë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aty shihet edhe veprimtari Adem Demaçi, i cili e drejtonte zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së në Prishtinë. Kurti punonte në atë zyrë.
“Përgjithmonë UÇK”, ka shkruar LVV në postimin e saj në Facebook, pa dhënë detaje mbi kontekstin e fotografisë.
Kjo fotografi del të jetë shkrepur gjatë vizitave që Demaçi ua bënte zonave operative të UÇK-së, e në të cilat e merrte me vete edhe Kurtin.