Lypësi nga Gjilani vdes në mënyrë tragjike

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 10:37 | Nga

Elbasan Isufi, 23 vjeç, nga qyteti i Gjilanit, ka ndërruar jetë pasi i njëjti është goditur nga ekskavatori, gjersa ishte duke mbledhur mbeturina në deponinë e këtij qyteti. 23-vjeçari aksidentalisht është goditur nga ekskavatori.

Ai ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express, Ismet hashani, zëdhënës i Policisë në rajonin e Gjilanit.

“Rasti ka ndodhur me 30 qershor. Personi i lindur në vitin 1993 gjersa ishte duke mbledhur mbeturina në një deponi është goditur nga një ekskavator. I njëjti nga shoferi i mjetit me po të njëjtën datë është dërguar në spitalin e Gjilanit e më pastaj në QKUK për trajtim. Por fatkeqësisht ai nuk ka mundur që t’iu bëjë ballë lëndimeve të marra dhe dje ka ndërruar jetë”, ka thënë Hashani.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i 23-vjeçarit nga Gjilani është dërguar për obduksion
Elbasan Isufi, 23 vjeç, nga qyteti i Gjilanit, ka ndërruar jetë pasi i njëjti është goditur nga ekskavatori, gjersa ishte duke mbledhur mbeturina në deponinë e këtij qyteti.

23-vjeçari aksidentalisht është goditur nga ekskavatori. Ai ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit.

“Rasti ka ndodhur me 30 qershor. Personi i lindur në vitin 1993 gjersa ishte duke mbledhur mbeturina në një deponi është goditur nga një ekskavator. I njëjti nga shoferi i mjetit me po të njëjtën datë është dërguar në spitalin e Gjilanit e më pastaj në QKUK për trajtim. Por fatkeqësisht ai nuk ka mundur që t’iu bëjë ballë lëndimeve të marra dhe dje ka ndërruar jetë”, ka thënë Hashani.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i 23-vjeçarit nga Gjilani është dërguar për obduksion

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme