Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Evropa duhet të krijojë forcat e veta të armatosura.
“Ne nuk do të jemi në gjendje të mbrojmë evropianët nëse nuk vendosim të krijojmë një ushtri të të gjithë evropianëve”.
“Ne duhet të kemi llojin e Evropës që do të jetë në gjendje të mbrojë veten në një masë më të madhe, duke mos qenë e varur ekskluzivisht në SHBA-të, që do të veprojë në mënyrë më sovrane”, tha Macron për radion “Europe 1”.
Sipas kreut të shtetit francez, Bashkimi Evropian duhet të mbrohet nga Kina, Rusia dhe ShBA-ja.
“Kur e shoh Evropën e sotme, shoh se po bëhet gjithnjë e më e ndarë”, theksoi ai.
“Shikoni botën në të cilën jetojmë, dhe do të shihni fuqitë autoritare që po bëhen gjithnjë e më aktive dhe ri-pajisjen e tyre, duke u vendosur në rajonet kufitare me Evropën. Ne po sulmohemi në hapësirën kibernetike dhe po ndërhyjnë në jetën tonë demokratike. Ne duhet të mbrojmë veten nga Kina, Rusia dhe madje edhe SHBA-ja”, shtoi Macron.