Macron, Rutte, Erdogan, të gjithë liderët që i takoi Osmani në Pragë

Prishtinë | 06 Tet 2022 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar disa fotografi nga bisedat e shkurta që ka pasë me liderë europianë në kuadër të samitit Komunitetit Politik Europian në Pragë.

“Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike!”, ka shkruar Osmani krahas fotografive.

Në fotografi ajo shihet me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeminsitren britanike Liz Truss, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe liderë të tjerë.

Për nismën që e propozoi presidenti francez, Osmani tha se është e rëndësishme dhe se trajton barabartë të gjithë pjesëmarrësit.

 “Është ditë e rëndësishme për kontinentin tonë. Jam këtu për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë platformë të re e të rëndësishme ku të gjithë ne jemi të barabartë dhe do të kemi mundësinë për t’u dëgjuar zërat tonë, si dhe për të sjellë ide dhe për të marrë pjesë në veprime kur vjen puna te sfidat e përbashkëta”.

Osmani para gazetarëve tha se ajo me të cilën janë duke u përballur është e vështirë dhe se sfidat janë të mëdha, por tha se është e bindur që nëse “ne qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të kemi sukses në përballje me secilën sfidë”.

Të ngjashme