Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka arritur sot në Bregun e Fildishtë, ku është pritur nga homologu i tij, Alassane Ouattara.
Macron ka nderuar viktimat e vitit 2004 që u bombardua nga forcat ajrore të Bregut të Fildishtë gjatë luftës civile në këtë vend, përfshirë nëntë ushtarë francez dhe një civil amerikan i cili kishte qenë i strehuar në bazën ushtarake franceze.
Presidenti francez ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Nigerisë, Mahamadou Issoufou, shkruan AP.
Në mes të janarit të vitit 2020 është paralajmëruar se do të mbahet një samit me liderët e vendeve afrikano-perëndimore për të sqaruar strategjinë e operacioneve ushtarake franceze në rajonin e Sahel .