Macroni bën hapin e madh: Franca do ta njoh Palestinën si shtet

Prishtinë | 24 Kor 2025 | 22:41 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur të enjten mbrëma për vendimin se Franca do ta njohë Palestinën si shtet.

Këtë deklaratë ai e dha në kohën kur po raportohet për uri dhe situatë alarmante humanitare në Gazë, raportoi “Washington Post”.Në një postim në rrjetin X (ish-Twitter), Macroni ka thënë tha se do ta formalizojë këtë vendim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator.

“Urgjenca sot është që lufta në Gazë të ndalet dhe popullsia civile të shpëtohet,” shkroi ai.

Të ngjashme