Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se komandanti i ISIS-it në Sahara është vrarë nga trupat franceze.
Adnan Abu Walid al-Sahraqi e formoi të ashtuquajturin Shtet Islamik në Sahara më 2015. Ky grup është fajësuar për shumicën e sulmeve në rajon, përfshirë vrasjen e disa punëtorëve francezë të ndihmave vitin e kaluar.
Macroni tha se vdekja e Sahrawit është “një sukses tjetër i rëndësishëm në luftën kundër grupeve terroriste në rajonin Sahel”, shkruan BBC.
Sidoqoftë, ai nuk e zbuloi vendin e vrasjes së komandantit apo ndonjë hollësi tjetër të operacionit.
Ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly, shkroi se Sahrawi vdiq pas një sulmi të forcave franceze që luftojnë kundër militantëve islamikë në rajonin Sahel, kryesisht në Mali, Niger, Çad dhe Burkina Faso.
Presidenca franceze tha se Sahrawi personalisht e kishte urdhëruar vrasjen e gjashtë punëtorëve humanitarë francezë, udhërrëfyesve dhe vozitësve të tyre nga Nigeri.