Ekonomia Online
FUNDIT

Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë e papastruar nga bora

Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë e papastruar nga bora

Reshjet e borës në dy ditët e fundit kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion. Ministria e Infrastrukturës ka konfirmuar që kompanitë e pastrimit janë në detyrë për të pastruar rrugët nga bora dhe për të hedhur kripë, në disa pjesë kjo nuk ka ndodhur, raporton Ekonomia Online. Nga fotografitë e dërguara në redaksi shihet se njëra […]

Reshjet e borës në dy ditët e fundit kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion.

Ministria e Infrastrukturës ka konfirmuar që kompanitë e pastrimit janë në detyrë për të pastruar rrugët nga bora dhe për të hedhur kripë, në disa pjesë kjo nuk ka ndodhur, raporton Ekonomia Online.

Nga fotografitë e dërguara në redaksi shihet se njëra ndër rrugët magjistrale e cila është e papastruar është ajo Prishtinë-Mitrovicë.

Vetëm njëra korsi është e qarkullueshme nga lëvizja e veturave në këtë pjesë.

Të ngjashme