Mahmuti: Do të jem dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Hagë

Prishtinë | 18 Sht 2023 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka njoftuar se me kërkesë të avokatëve të Pjetër Shalës, ka pranuar të jetë dëshmitar i mbrojtjes në Hagë.

Ai ka thënë se sot do të udhëtojë për në Hagë për procedurat paraprake, ndërsa dëshminë do ta fillojë

“Me kërkesë të avokatëve z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor. Sot do të udhëtoj për në Hagë, për procedurat paraprake, ndërsa dëshmia ime do të fillojë të mërkurën, më 20 shtator 2023”, ka shkruar Mahmuti.

Të ngjashme