Ylli i Leicester City, Riyad Mahrez, dëshiron t’i bashkohet Arsenalit gjatë verës, raporton Express.
Mahrez dëshironte të largohej në janar, por Leicesteri refuzoi 50 milionë funte nga Manchester City dhe për disa ditë nuk iu bashkua skuadrës për shkak të nervozizmit, por më pas u pajtua të vazhdojë me Foxat për pjesën e mbetur të sezonit.
27 vjeçari vendosi të pranojë realitetin, por tani ka vendosur të largohet përfundimisht në verë.
Sipas “The Express”, mundësitë më të mira janë që të shkojë te “Topçinjtë”, të cilët pritet të bëjnë shumë ndërrime me ardhjen e trajnerit të ri, që do të mësohet në fund të sezonit aktual, pas largimit të Arsene Wenger.