Riyad Mahrez nuk ka shkuar fare në seancën stërvitore të Leicester Cityt të enjten.
Kjo pasi ai është i zemëruar pse klubi nuk e lejoi të transferohej te Manchester City në ditën përmbyllëse të afatit kalimtar dimëror, raporton Sky Sports.
Manchester City refuzoi ta blinte përfaqësuesin algjerian në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, pasi Leicester City e teproi duke e rritur çmimin e tij në 108 milionë euro.
Pasi kishte bërë kërkesë zyrtare te klubi për t’u larguar, Mahrez është zemëruar dhe është duke e vazhduar grevën për shkak se nuk iu plotësua kërkesa për të shkuar në City.