Majlinda Kelmendi rikthehet si e para në ranglistën botërore

Prishtinë | 27 Qer 2016 | 15:38 | Nga

Majlinda Kelmendi rikthehet në vendin e parë në renditjen botërore të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos – IJF.

“Pas triumfit në IJF Grand Prix në Budapest këtë fundjavë, Kelmendi e tejkalon rumunen Andreea Chitu”, shkruan Judoinside.com.

Dy herë kampionia e botës Kelmendi në finalen e Budapestit e kishte përballë partneren e saj të stërvitjeve, Distria Krasniqin në kategorinë deri në 52 kg.

Kurse përveq Kelmendit edhe Krasniqi është ngritur në ranglistën botërore të IJF për tre vende. Distria tani është në vendin e 19, nga 22 sa ishte para finales së Budapestit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme