Majlinda Kelmendi u kthehet medaljeve të arta, triumfon në Grand Prixin “Tashkent 2018”

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Grand Prix ‘Tashkent 2018’.

Majlinda Kelmendi ka vazhduar me fitore dhe të na bëjë krenar në Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Uzbekistan.

Kësaj radhe, Majlinda ka fituar në finale dhe ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Prixin ‘Teshkant 2018’.

Në finale, xhudisjta jonë arriti të mposhtë xhudisten nga Zvicra, Evelyne Tschopp.

Fitorja e medaljes së artë nga Majlinda Kelmendi erdhi me ippon në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja jonë ka në gjysmëfinale ka mposhtur xhudisten nga Spanja, Ana Perez, ndërsa para kësaj ndeshje ka shënuar edhe dy fitore tjera.

Më herët gjatë ditës medaljen e artë e ka fituar edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme