Një makinë e braktisur është gjetur mbrëmë në Gjirin e Lalzit nga policia.
Mjeti është gjetur në fshatin Shkafanë dhe dyshohet se u përket autorëve të atentatit me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj.
Makina është tip ‘Benz’ 2800 dhe është gjetur i padjegur. Në brendësi janë gjetur 2 armë që dyshohet se janë përdorur për atentatin.
Prokurorët Martini dhe Hajdarmataj ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë në lidhje me mjetin e gjetur.
Atentati me armë zjarri u shënua rreth orës 16:30 të pasdites te mbikalimi i Shkozetit.
Makina ku udhëtonte prokurori Ndoj, shoferi Andi Maloku dhe Aleksandër Laho u qëllua me breshëri automatiku, duke i lënë të plagosur të tre.
Ndoj dhe Laho po marrin mjekin në spitalin e Durrësit, ndërsa Maloku te Trauma në Tiranë.