Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli ka bërë të ditur se sot nuk do të ketë takim kryesia e kësaj partie.
Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vendimi për largimin ose jo të ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj ka shkuar të presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.
“Ne e kemi diskutuar dhe tash rasti ka shkuar të presidenti Pacolli. Tash presin se cili do të jetë vendimi, duke mos harruar se AKR-ja është një parti që i respekton institucionet dhe kontribuon për shtetin, madje në kohën e një vakumi të madh institucional ne jemi bërë pjesë e Qeverisë. Nuk konsiderojmë se ministri ka bërë gabim, por gjatë ditëve në vazhdim do të shohim cili do të jetë pozicioni i AKR-së përballë kësaj çështje”, ka shtuar Makolli.
Ndryshe, pas deportimit të gjashtë shtetasve turq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të lirohet nga detyra ministri i Punëve të Brendshme(MPB), Flamur Sefaj dhe Drejtori i Agjencionit të Kosovës për Intelegjencë (AKI).