Malësia e Rahovecit bëhet me ambulancë të re

Rahovec | 15 Sht 2017 | 13:39 | Nga

Vazhdojnë investimet në sektorin e shëndetësisë dhe nga sot fshati Malësi e Vogël i komunës së Rahovecit do të ketë në shfrytëzim Ambulancën e re të Mjekësisë Familjare. Në ceremoninë e hapjes së AMF-së në këtë fshat i pranishëm ishte Idriz Vehapi me bashkëpunëtor, mjek dhe qytetarë.

Sali Sallteku në emër të banorëve të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhe, e ka falënderuar Kryetarin Idriz Vehapi dhe Drejtorin e Shëndetësisë Munib Durguti për angazhimin e tyre që të ndërtohet kjo Ambulancë e cila siç thotë ai do t’u shërbejë rreth 4 mije banorëve të dy fshatrave.

Kryetari Vehapi i ka uruar stafin shëndetësorë që do të punoj dhe qytetarët e fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhe duke thënë se në vazhdimësi nga buxheti i Komunës jemi duke investuar ne projekte qe kane te bëjnë me qytetaret, pasi që edhe ky projekt është i tillë dhe sigurisht që banorët e të dy fshatrave pasi që nga sot e tutje do të bëjnë më pak rrugë për të shkuar tek mjeku.

Objekti i AMF-së në fshatin Malësi e Vogël është modernë dhe i pajisur me të gjitha pajisjet. Ndërtimi i këtij objekti buxhetit të Komunës së Rahovecit i ka kushtuar 61 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme