Mali i Zi, 311 të prekur nga Coronavirusi, 55 të shëruar

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Nga pasditja e djeshme deri në mëngjesin e sotëm, laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi përfunduan analizën e 96 mostrave, tre prej të cilave ishin pozitive për praninë e Coronavirusit.

Këto janë raste nga Tuzi, Nikshiqi dhe Plava, raporton RTCG.

Sipas shifrave të Worldmeter në  Mal të Zi, 311 njerëz janë infektuar deri më tani me koronavirus, pesë persona kanë vdekur dhe 55 të tjerë janë shëruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme