Mali i Zi miraton Deklaratën për themelimin e KOMRA-s

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 15:27 | Nga

Qeveria e Malit të Zi, në mbledhjen e 83-të të saj ka miratuar Informacionin mbi themelimin e Komisionit Rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish Jugosllavi nga periudha 1. 1. 1991 deri me 31. 12. 2001.

Pas takimit me përfaqësuesit e kësaj nisme, mbështetje për KOMRA-në ka shprehur edhe kryeministri .

Ministria e Punëve të Jashtme është përgjegjëse për vazhdimin e aktiviteteve që synojnë nënshkrimin e Marrëveshjes / Deklarata e themelimit të KOMRA-s.

Presidenti Markoviq theksoi se kyçja e Malit të Zi në këtë nismë tregon pozicionin e qartë të shtetit dhe politikave të tij në përgjithësi, dhe se Mali i Zi edhe më parë i ka paraprirë këtyre angazhimeve.

Është paraparë që KOMRA të krijohet si një komision ndërshtetëror i vendeve të themeluara në territorin e ish RSFJ-së. Detyra kryesore e komisionit, si një trup jashtë gjyqësorë, do të jetë hulumtimi i pretendimeve për të gjitha krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut në lidhje me luftën, krijimi i një regjistri me emrat dhe mbiemrat e të gjitha viktimave të luftës dhe viktimat e krimeve të lidhura me luftën, mbledhja e informacioneve në lidhje me kampet dhe vende të tjera të ndalimit të detyruar. Komisioni Rajonal do të jetë i pavarur nga themeluesit e tij dhe do të financohet nga donacionet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme