Mali i Zi nuk do të dërgojë ushtarë shtesë në KFOR

Prishtinë | 15 Tet 2023 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Mali i Zi nuk planifikon të dërgojë ushtarë shtesë në kuadër të KFOR’it në Kosovë.

Kështu i ka thënë Ministria e Mbrojtjes në Malin e Zi mediumit malazez, Pobjeda.

“Mali i Zi merr pjesë në misionin e NATO-s në Kosovë që nga data 18 tetor 2018. Një oficer dhe një nënoficer i Ushtrisë së Malit të Zi aktualisht janë caktuar në KFOR, bazuar në Vendimin e Kuvendit të Malit të Zi për pjesëmarrjen e anëtarëve. të Forcave të Armatosura Kroate në misionin e NATO-s në Kosovë, të datës 5 korrik 2018. Për momentin nuk ka plane për të rritur përfshirjen tonë në Kosovë, dhe për çdo ndryshim të mundshëm të planit të kontributit në forcat e KFOR-it është e nevojshme që Kuvendi të marrë një vendim, me propozimin e Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri”, thuhet në përgjigje.


Tutje thuhet se Mali i Zi është i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje të përhershme për Kosovën.

Mali i Zi nuk do të dërgojë ushtarë shtesë në KFOR

Të ngjashme