Maliqi: Mungesa e Kurtit në Samitin e Tiranës, goditje diplomatike për Ramën

Prishtinë | 01 Mar 2024 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Politologu Agon Maliqi ka vlerësuar se mungesa fizike e kryeministrit Albin Kurti në samitin e djeshme të Tiranës ka qenë e qëllimshme.

Ai ka deklaruar se në këtë mënyrë kryeministri kosovar ka dashur t`i dërgon disa mesazhe politike.

“Mungesa është e qëllimshme dhe me mesazh të qartë politike. Vizita ku po qëndron kryeministri Kurti është diçka krejt periferike. Një vizitë që mund të bëj ndonjë lider i ndonjë institut apo OJQ. Pra, e atij niveli ishte, nuk është ndonjë vizitë e nivelit të lartë politik në Britani të Madhe”, ka thënë Maliqi për televizionin “A2”.

Sipas tij, me këtë veprim Kurti ka goditur edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Synimi ka qenë që t`i dërgohet mesazh Shqipërisë, kryeministrit Rama mbi të gjitha, kjo është edhe një goditje diplomatike”, është shprehur Maliqi.

Të ngjashme