Malisheva gjatë 6 muajve arkëton vetëm 30 për qind të hyrave vetjake

Malishevë | 18 Kor 2016 | 11:49 | Nga

Raporti financiar i Komunës së Malishevës për menaxhimin e buxhetit në gjashtë muajt e këtij viti ka shpalosur ngecjen në arkëtimin e të hyrave vetjake.

Ndërkohë që ka shfaqur performancën solide të Qeverisë lokale në shpenzimin e fondeve të alokuara.

Përderisa realizimi i të hyrave vetjake është 30 për qind, përqindja e tërësishme e buxhetit të shpenzuar në këtë gjashtëmujor është afro 47 për qind.

Sipas të dhënave të prezantuara në raport thuhet se buxheti total i Komunës së Malishevës për vitin 2016 është 12.5 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme