Malisheva ndalon fishekzjarret dhe ‘petartet’

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, mbështetur në kompetencat që ka dhe mbështetur në ligjet në fuqi, si dhe në kërkesën e Ministrisë së Ambientit, ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjete piroteknike, në zonat e banuara në territorin e Komunës së Malishevës.

Bëhet e ditur se përdorimi i tyre do të lejohet vetëm në natën e ndërrimit të moteve, më 31 dhjetor nga ora 23:00, deri më 01 janar 2019 në orën 00:30.

Për ekzekutimin e kësaj urdhërese është autorizuar Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, duke zbatuar të gjtiha masat ligjore që parapara.

Poashtu, edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në këtë komunë ditë më parë, ka lëashuar një apel, për mospërdorim të mjeteve piroteknike, me moton “Pa fishekzjarre je i sigurt Ti dhe të Tjerët”.

Vendime si Malisheva kanë marrë edhe komuna të tjera të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme