Në shenjë nderimi për mbretëreshën e muzikës dhe kulturës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, sonte në Malishevë është organizuar ndezja e qirinjve.
Në këtë aktivitet morën pjesë qytetarë të shumtë të prirë nga kryetari i Komunës Ragip Begaj.
Ceremonia e ndezjes së qirinjve është shoqëruar me këngët e Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha, të kënduara ndër vite, njofton Komuna e Malishevës.