Malisheva që 24 orë pa rrymë

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 15:51 | Nga

Një pjesë e Malishevës ka mbetur pa rrymë shkaku i rrëzimit të një shtylle elektrike, njofton Klan Kosova.

Vllaznim Samadraxha, njëri nga banorët atje ka treguar se që 24 orë kanë mbetur pa rrymë.

“Shtylla e rrymës është rrëzuar për shkak se është shumë e vjetër dhe është djegur vjet një pjesë e tij”.

“Disa herë i kemi thirr KEDS, por askush akoma nuk ka marrë asnjë veprim”.

 

KEDS, akoma nuk kanë dhënë asnjë detaj rreth këtij problemi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme