Analisti politik Albinot Maloku ka komentuar marrëveshjen për bashkëqeverisje në Vushtrri mes degës lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, duke vlerësuar se kjo nuk përbën ndonjë zhvillim të papritur në skenën politike të vendit.
“Në marrëveshjen për bashkëqeverisje në Vushtrri mes kreut të degës lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, nuk ka asgjë që bie ndesh me logjikën e zhvillimeve politike në vend. Ky partneriteti në Vushtrri nuk përfaqëson as një devijim të papritur dhe as pragmatizëm të paprecedentë. Është thjesht një stacion tjetër në itinerarin tashmë të njohur ku pozicionet ideologjike janë aq elastike sa që përshtaten lehtësisht me logjikën elektorale dhe atë të pushtetit”, ka shkruar Maloku.
Ai ka theksuar se bashkëpunimi i dy subjekteve politike nuk është diçka e re në praktikën politike kosovare.
“LDK dhe LVV nuk janë të panjohura me njëra-tjetrën në kontekst bashkëqeverisës. Nga ana tjetër, Vetëvendosje ka treguar një qëndrueshmëri të admirueshme në ecjen drejt përqendrimit të pushtetit, fillimisht në legjislativ, tash edhe në pushtetin lokal, me vullnet që ta arrijë edhe në ekzekutiv dhe LDK, e cila në emër të ‘ecjes përtej’ ka treguar disa herë fleksibilitetin e saj institucional, nuk ka ngurruar të kalojë nga Jo në Po dhe anasjelltas”, ka shkruar ai.
Maloku ka kujtuar edhe raste të tjera kur, sipas tij, LDK ka treguar luhatje në qëndrime politike.
“Bile edhe përmbi interpretime kushtetuese, (në rastin e ndarjes nga pakoja të votës për nënkryetarët e komuniteteve) vendime të Gjykatës Kushtetuese (më pastaj edhe në votimin e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb) apo edhe mbi vlerat që dikur i cilësonte si themel të identitetit të saj politik”, ka shkruar Maloku.
Në përfundim, ai ka sugjeruar që LDK të bëjë një analizë të brendshme të performancës politike para se të ndërmarrë vendime të tjera.
“Si fund është mirë që LDK fillimisht të analizojë performancën e saj prej 9 shkurtit 2025 e më pastaj të marrë vendime përkatëse, të një peshe më të madhe sasa për këto ngjarjet e një komune të vogël”, ka shkruar Maloku.
Shkrimi i plotë i tijë:
Në marrëveshjen për bashkëqeverisje në Vushtrri mes kreut të degës lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, nuk ka asgjë që bie ndesh me logjikën e zhvillimeve politike në vend. Ky partneriteti në Vushtrri nuk përfaqëson as një devijim të papritur dhe as pragmatizëm të paprecedentë. Është thjesht një stacion tjetër në itinerarin tashmë të njohur ku pozicionet ideologjike janë aq elastike sa që përshtaten lehtësisht me logjikën elektorale dhe atë të pushtetit.
LDK dhe LVV nuk janë të panjohura me njëra-tjetrën në kontekst bashkëqeverisës.
Nga ana tjetër, Vetëvendosje ka treguar një qëndrueshmëri të admirueshme në ecjen drejt përqendrimit të pushtetit, fillimisht në legjislativ, tash edhe në pushtetin lokal, me vullnet që ta arrijë edhe në ekzekutiv dhe LDK, e cila në emër të “ecjes përtej” ka treguar disa herë fleksibilitetin e saj institucional, nuk ka ngurruar të kalojë nga Jo në Po dhe anasjelltas.
Bile edhe përmbi interpretime kushtetuese, (në rastin e ndarjes nga pakoja të votës për nënkryetarët e komuniteteve) vendime të Gjykatës Kushtetuese (më pastaj edhe në votimin e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb) apo edhe mbi vlerat që dikur i cilësonte si themel të identitetit të saj politik.
Si fund është mirë që LDK fillimisht të analizojë performancën e saj prej 9 shkurtit 2025 e më pastaj të marrë vendime përkatëse, të një peshe më të madhe sasa për këto ngjarjet e një komune të vogël!