Malta shpëton 85 emigrantë nga fundosja

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Një anije patrulluese e Maltës shpëtoi një grup prej 85 emigrantësh mbrëmë natën.

Forcat e Armatosura të këtij shteti thanë se këta persona janë dërguar në Maltë të shtunën në mëngjes.

Emigrantët, që besohet të jenë nga Afrika Veriore dhe Lindore, ishin në një varkë druri që po fundosej, tha ushtria.

Sipas Reuters, Malta i pranoi 108 imigrantë të tjerë në muajin mars pasi autoritetet e rrethuan një anije të vogël që ishte marrë nën kontroll nga tre adoleshentë, të cilët kërkonin që ata të mos kthehen në Libi, por të shkojnë në Maltë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme