Manchester City nuk do të dorëzohet deri sa ta arrijë një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Raheem Sterling, transmeton Klan Kosova.
“Qytetaret” do të tentojnë të nisin bisedimet e reja me lojtarin edhe përkundër krizës që ka ndodhur së fundmi midis tyre.
Kjo krizë është shkaktuar nga paga e lartë, të cilën po e kërkon ylli anglez, njofton Sky Sport.
Sidoqoftë, kampionet aktual të Anglisë besojnë që një marrëveshje me yllin anglez do të arrihet deri në fund të këtij muaji.