Man City fiton dhe rrëmben pozitën e parë

Prishtinë | 30 Mar 2019 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Manchester City e ka mposhtur 2-0 Fulhamin, për t’i rrëmbyer pikët e plota dhe për të pushtuar pozitën e parë në renditjen e Premierligës.

Manchester City të Pep Guardiolës i kanë mjaftuar dy gola në pjesën e parë kundër Fulhamit për të rrëmbyer pikët e plota në xhiron e 32 në Premierligë.

City e nisi furishëm ndeshjen. Bernardo Silva zhbllokoi rezultatin në minutën e 5’, para se Sergio Aguero të shënojë për 2-0 në minutën e 27’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes, pavarësisht rasteve nga ana e mysafirëve.

Pas kësaj fitore, City ka rrëmbyer pozitën e parë në Premierligë. Të besuarit e Guardiolës kanë grumbulluar 77 pikë, një më shumë se Liverpooli, që nesër përballet me Tottenhamin.

Manchester City e ka një ndeshje më pak të zhvilluar në rast se Liverpooli fiton nesër dhe rrëmben kreun.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme