Manchester United do të ketë një sponsor të ri.
Manchester United ka njoftuar për marrëveshjen më të madhe në histori të Premierligës, transmeton lajmi.net.
Prodhuesi amerikan i makinave, Chevrolet ishte sponsor kryesor i “Red Devils” që nga viti 2014 dhe ata do të ndalojnë bashkëpunimin pas shtatë vitesh.
Sponsori i ri do të jetë TeamVirwer dhe do fillojë implementimin nga sezoni 2021/2022.
Marrëveshja vlerësohet të jetë më e madhja në histori.
Drejtori menaxhues i Manchester United, Richard Arnold shpjegoi marrëveshjen.
“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që po krijojmë këtë partneritet me një nga kompanitë globale më emocionuese dhe dinamike të softuerit”, tha ai.
Pushing New Boundaries
— Manchester United (@ManUtd) March 19, 2021
Introducing our new shirt partner, starting 2021/22 @TeamViewer https://t.co/1Zx9lK6Uym pic.twitter.com/QpUymuNEnj