Man Utd nuk paguan më shumë se 80 milionë euro për Bale-n

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 17:44 | Nga

Manchester United e ka bërë të qartë çmimin që është gati të paguajë për yllin e Real Madridit, Gareth Bale.

Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri, pasi sezonin i fundit ishte një dështim pa asnjë titull të fituar.

Përveç repartit të mbrojtjes, drejtuesit e Unitedit duan të forcojnë edhe krahët e sulmit dhe kanë etiketuar Bale si përforcimin ideal për afatin e verës.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez kërkon 150 milionë euro për shërbimet e Bale.

Megjithatë, ky medium raporton se ky çmim i kërkuar është larg nga ai që ofrojnë Djajtë e Kuq për uellsianin.

Skuadra nga Old Trafford nuk është e interesuar të paguajë asnjë cent më shumë se 80 milionë euro për Bale, i cili shkëlqeu në finalen e Kievit.

Ndryshe, Bale ka thënë se nuk është i sigurt në qëndrimin e tij te Reali, pasi dëshiron të luaj më shumë minuta.

Ylli uellsian ka qenë i lidhur edhe me një rikthim te Tottenham Hotspur, ndërsa nuk do të refuzonte një transferim te Unitedi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme