Manchester Unitedi dhe David de Gea mund t’i ndajnë rrugët në verë. Portieri spanjoll ka refuzuar nënshkrimin e kontratës së re, pasi kërkon 450 mijë euro pagë në javë.
Djajtë e kuq e kanë refuzuar kërkesën e tij, gjersa janë të gatshëm t’i paguajnë atij vetëm 350 mijë euro.
Sunday Express raporton se Djajtë e Kuq janë duke menduar ta transferojnë Keylor Navasin si zëvendësues të De Geas.
Real Madridi është duke e kërkuar transferimin e spanjollit, pasi Zinedine Zidane nuk është i kënaqur me formën e Thibaut Courtois.
Skuadra angleze do të bëjë ofertën e parë në drejtim te Los Blancos, që besohet të jetë rreth 35 milionë euro.