Manchester City mposht Dortmundin, pas një rikthimi dramatik

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 22:59 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Borussia Dortmund përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2:1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar në pjesën e parë, ndërsa në 45 minutat e tjera Manchester City ishte dominonte.

Në minutën e 50-të, Marco Reus kishte një mundësi shumë të mirë shënimi, e cila shkoi jashtë pas një depërtimi shumë të mirë nga gjermani.

Pas vetëm pak, në minutën e 58-të, Jude Bellingham gjeti golin pas një asistimi të Reus.

Në minutën e 80-të, ishte John Stones i cili shënoi golin e barazimit nga një distancë e largët.

Pas vetëm tre minutave, ish lojtari i Dortmund, Erling Haaland shënoi për golin e epërsisë, që ishte dhe rezultati përfundimtar.

Të ngjashme