Një risi që do t’i ofrojë më shumë tifozët me ekipin, por që do t’i shtojë edhe të ardhurat për skuadrën.
Manchester City ka një projekt ambicioz dhe të veçantë të quajtur “Tuneli i xhamit” nëpërmjet të cilit, tifozët do të kenë mundësinë t’i shohin lojtarët pak momente para hyrjes në fushë.
Projekti është unik në llojin e vet. Bëhet fjalë për një zonë të rrethuar me xhama, e që tifozët duhet të paguajnë ekstra për të hyrë dhe nëpërmjet saj të shohin hyrjen e lojtarëve nga tuneli në fushën e lojës.
Në këtë rast bëhet fjalë për lojtarët e të dyja ekipeve dhe jo vetëm të Manchester City, çka do të thotë se tifozët e “citizens” në shumë raste mund të janë jo vetëm pranë idhujve të tyre, por edhe vetëm pak metra larg yjeve më të mëdhenj të kontinentit.