Manchester City vazhdon me fitore, kalon në vendin e parë në Ligën Premier

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Manchester City ka fituar ndaj Aston Villas në ndeshjen e mbetur të javës së parë në Ligën Premier me rezultat 2-0.

Pjesa e parë nuk ishte me raste shumë edhe pse City kishte më shumë nga loja.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit filluan me sulme drejt portës kundërshtare.

Ilkay Gundogan dhe Joao Cancelo kishin rastet më të mirë në fillim të kësaj pjesëloje.

Goli erdhi në minutën e 79-të me Bernardo Silvan i cili me një goditje të bukur nga distanca për 1-0.

Në kohën shtesë City shënoi edhe një herë, kësaj radhe me Gundogan, i cili shënoi nga pika e bardhë (2-0).

Manchester City me këtë fitore kalon në pozitën e parë me 38 pikë, aq sa Leicester, por me një ndeshje më shumë se qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme