Manchester United konfirmon një rast pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 07 Gus 2021 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Manchester United kanë pranuar një lajm jo të mirë gjatë ditës së sotme, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Everton që e zhvillojnë sot nga ora 13:30.

Jesse Lingard ka rezultuar pozitiv me “Covid-19”, ka njoftuar klubi i Manchester United.

“Fatkeqësisht, Jesse Lingard nuk është i disponueshëm (ndaj Everton) pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. Ai po izolohet në përputhje me Udhëzimet e Qeverisë dhe Premier League”, thuhet në komunikatën e klubit anglez.

Megjithatë lajm i mirë për Man Utd është rikthimi i disa futbollistëve kryesor të cilët janë rikthyer nga lëndimet.

Bruno Fernandes, Paul Pogba, Harry Maguire, Fred, Scott McTominay dhe Luke Shaw të gjithë mund t’i bëjnë paraqitjet e tyre të para sot pas rikthimit nga pushimet, por Sancho nuk do të përfshihet.

Klubi anglez ka konfirmuar se Anthony Martial, Luke Shaw dhe Harry Maguire do të startojnë sot ndaj Everton.

Njëherit kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit miqësore e “djajve” për këtë parasezon, para sfidës së parë në Premier ligë të cilën e zhvillojnë të shtunën e ardhshme më 14 gusht ndaj Leeds, në xhiron hapëse të asaj dite e cila do të filloj nga 13:30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme