Manchester United nuk pranon më pak se 30 milionë euro për Mkhitaryan

Prishtinë | 15 Dhj 2017 | 10:55 | Nga

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është gati t’i dëgjojë ofertat për Henrikh Mkhitaryanin.

Sipas The Mirror, Mourinho është gati që të dëgjojë ofertat për Mkhitaryan në verë, pasi që Mesut Ozil pritet të jetë blerja e re.

Turku-gjermani do të jetë zëvendësues i armenit.

Trajneri i Manchester United, Mourinho, e sheh lojtarin e Arsenalit, Ozil, si blejere të rëndësishme dhe që vije parametra zero.

Armeni erdhi te United nga Borussia Dortmund për 30 milionë funte në verën e vitit 2016.

Gjigantët nga ‘Old Trafford’ janë të bindur që mund t’i nxjerrin paratë e paguara për 28 vjeçrin.

Mkhitaryan ka humbur vendin në formacionin bazë dhe pritet që të largohet.

Ka disa skuadra të interesuara me Interin që është krye të listës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme