Skuadra angleze, Manchester United, pritet të nënshkruajë marrëveshjen e parë të këtij vitit.
Djajtë e Kuq janë duke zhvilluara bisedime të avancuara për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit serb, Nikola Milenkoviq, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Futbollisti serb ka tërhequr vëmendjen e skuadrës angleze gjatë kohës kur menaxheri Jose Mourinho po e drejtonte klubin.
Mirëpo si duket edhe menaxheri i përkohshëm Ole Gunnar Solskjaer, është gjithashtu i interesuar që të nënshkruaj kontratë me 21 vjeçarin.