Manchester United ‘thyen’ Cityn midis “Etihadit”

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

“Djajtë e Kuq” ia dolën që ta mposhtin Cityn në “Etihad” me rezultat 0 – 2, shkruan lajmi.net.

Mysafirët kaluan në epërsi pas vetëm dy minutave lojë me anë të Bruno Fernandes që u tregua i saktë nga pika e bardhë, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, derisa pritej që City të rikthehej në lojë, Unitedi ia doli të shënojë përmes një kundëraksioni, ku Rashford asistoi për Luke Shaë, i cili la të ‘shtangur’ Edersonin.

Tutje, pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër nuk ia doli t’i konkretizojë dhe derbi i Manchesterit u mbyll me rezultat 0 – 2.

Pavarësisht humbjes, City është lider në Premierligë me 65 pikë, 11 më shumë se Manchester United

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme