Manchester Unitedi është i gatshëm ta derdhë një shumë të majme parash për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, sipas mediave spanjolle.
Gjiganti i Premierligës Manchester United ka shprehur gatishmëri t’i ofrojë 85 milionë euro për mbrojtësin Varane.
Përfaqësuesi i Francës është shumë i rëndësishëm në skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane, por nuk është shënuar ndonjë përparim në bisedimet e tij me klubin për vazhdimin e marrëveshjes.
Raportohet se Madridi është i hapur për ta shitur francezin.
Marrëveshja e tij me klubin mbaron në verën e vitit të ardhshëm.
Prandaj, Unitedi është duke e vëzhguar situatën e Varane dhe është i gatshëm t’i paguajë deri në 85 milionë euro.