Manchester Unitedi interesohet për dyshen e Juventusit

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi thuhet se po bën presion për anësorin sulmues të Juventusit, Douglas Costa dhe mbrojtësin Merih Demiral.

Një marrëveshje midis Juventusit dhe Unitedit dukej se varej nga kush do të pranonin Djajtë e Kuq në këmbim të Paul Pogba.

Sidoqoftë, tani gazeta italiane Tuttosport pretendon se klubi anglez po kërkojnë nënshkrimin me brazilianin Costa.

Edhe pse Paris Saint-Germain po tregon gjithashtu interes, gazeta shpjegon se Unitedi do të ishin favorit nëse Max Allegri bëhej trajner i kampionëve të Ligue 1.

Unitedi thuhet gjithashtu se ka pyetur Juventusin për disponueshmërinë e turkut Demiral, i cili po cilësohet si Giorgio Chiellini i ri.

Turku aktualisht po rikuperohet nga një lëndim i ligamentit të gjurit, por është afër një rikthimi në fushat e blerta.

Të ngjashme