Mandarinat ndihmojnë për të trajtuar aneminë

Prishtinë | 19 Jan 2024 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Mandarina përmban vitamina A,B,C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna. Është një frut tretës, freksues dhe me lëngun e tij mund të bëhet një limonadë shumë e mirë, që është e pranueshme edhe nga stomaku i fëmijëve.

Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat, lulet, të cilat kanë po atë përdorim si tek portokalli dhe ndihmojnë sidomos në luftimin e infeksioneve.

Kurimi i anemisë

Në sajë të përmbajtjes së vitaminave dhe një sasie të konsiderueshme hekuri, kura me mandarina është shumë efektive në pastrimin e gjakut dhe kurimin e anemisë. Ajo vazhdon për rreth 1 muaj, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra mandarina, ose edhe më shumë.

Pastrimi i mykut të zorrëve

Për këtë kurë rekomandohet konsumimi në ditë, gjatë 50 ditëve i:

5 kokrrave esëll;
4-5 kokrrave në drekë;
3 kokrra pasdite
2 kokrra para gjumit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme