Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Lutfi Mani, ka thënë se është detyrë e tyre të mbrojnë të drejtat e mësimdhënësve sa i përket vendimit për kompensimin e orëve të humbura si pasojë e grevës.
Lutfi Mani, në Info Magazine deklaroi se nuk po tejkalojnë kompetencat kur kërkojnë që orët të mos zëvendësohen gjë siç thekson ai nuk do të ndodhë as në periudhën e ardhshme të procesit mësimor të këtij viti, njofton Klan Kosova.
”Shkruan në kontratë kolektive se a të pyetet SBASHK-u apo jo për çështjet e mësimdhënësve. Ne jemi SBASHK jemi pjesë e mësimdhënësve”.
”Si nuk kemi kompetenca, kur po kërkohet cilësia në arsim, po thoni se SBASHK-u s’po bënë asgjë”.
”Kërkesat e Rexhep Selimit nuk do të shkaktonin kaos, ai kërkoi marrëveshje mes mësimdhënësve dhe prindërve për vendimin për zëvendësimin e orëve”.
”Gjërat që mund të zgjidhen me dialog, është mirë t’ju jepet hapësirë. Thërras të gjithë mësimdhënësit, nesër është dita e fundit ta përfundojnë periudhën. Pastaj fillon pjesa tjetër e procesit mësimor”.
”Është mirë që edhe Ministria e Arsimit ta kuptojë sepse janë ligjet, rregullat kalendarët, do të jemi dëshmitarë ne që mësimi në asnjë shkollë s’do të mbahet”.
”Kryetari i SBASHK-ut është sot në Prizren, sepse kur kanë dëgjuar diskutimin e Zafir Berishës, kryetari më lajmëroi që është marr vendim njëzëri që kjo periudhë e mësimit të përfundojë nesër, pa kompenzim të orëve”.
”Kam punuar në Arsim për 40 vjet, nuk ka njeri askund që i dhimbset nxënësi më shumë sesa mësimdhënësit. Zgjidhjen e gjen Ministria e Arsimit me SBASHK-un”.