Analisti Ismail Tasholli mendon se Kosova është e “mbytur” ne dezinformim.
“Brenga shumë e madhe e mediave është te manipulimi. Manipulimi është ba forma shumë e rëndësishme e shtrimjes ideologjike dhe të propagandës”, tha Tasholli në Klan Kosova.
Ai shpjegoi mënyrën se si ndodh manipulimi dhe dezinformimi teksa theksoi për rezikun të cilit i ekspozohet Kosova.
“Domethanë, Kosova është e mytun brenda dezinformimit përmes AI-së edhe algoritimit, në këtë rast po them. Tash, nëse i shihni videot edhe nëse impaktin e tyne edhe kur janë fake, edhe kur janë fals, është për me u shqetësu, por duhet me pasë mekanizma me e kontrollu këtë, e na jemi mrena qetij spektakli edhe qetij shtihimi, edhe qetij ekspozimi të armiqve tanë, 24 orë në ditë në Kosovë”, tha Tasholli.