Ish-ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ylli Manjani, me anë të një statusi në rrjetin social “Twitter”, ka hedhur propozimin për kufizimin e mandatit të Kryeministrit.
Në statusin e tij në “Twitter”, Manjani shprehet se kufizimi i mandateve të Kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të njëpasnjëshme është i domosdoshëm, shkruan gazeta Shekulli.
Statusi i plotë i Ylli Manjanit:
Insistoj në idenë për kufizimin e mandatit të Kryeministrit. Jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme! Është domosdoshmëri kjo gjë!