Agjenti i mbrojtësit të Romës, Kostas Manolas, raportohet se ia ka ofruar Real Madridit shansin që ta transferojë klientin e tij këtë verë.
Manolas, 26-vjeçar, ka pasur 170 paraqitje te Roma që nga viti 2014 dhe disa herë është folur për kalim te ndonjë skuadër tjetër.
Sipas “Marcas”, agjenti i Manolasit ka kontaktuar me Real Madridin dhe i ka ofruar shërbimet e qendërmbrojtësit grek për sezonin e ardhshëm.
Arsenali raportohet se po ashtu ishte interesuar për të, por kishte dështuar që ta transferonte në janar.