Manxhuka: Thaçi ia ka hapur derën Serbisë e Rusisë, duhet të vihet para përgjegjësisë

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se zyrtarët e NATO-s i kanë dhënë letrën-marrëveshje të fshehtë të Thaçit , kryeministrit Kurti.

Ai më tutje shkruan se Thaçi ia ka hapur derën Serbisë e Rusisë. Manxhuka thotë se presidenti ka rrezikuar teritorin dhe duhet të vihet para përgjegjësisë

Postimi i plotë:

Nuk është e vërtetë ajo që thotë PDK-ja dhe avokatët e Thaçit se “respektimi i ligjit dhe i kushtetutës është sulm ndaj NATO-s”. Përkundrazi. Janë partnerët ndërkombëtarë që kërkojnë forcimin e ligjit në Kosovë, dhe janë zyrtarët e NATO-s ata që ia kanë dhënë letrën-marrëveshje të fshehtë të Thaçit kryeministrit Kurti.

Shërbëtorët e projektit ruso-serb për ndarjen e Kosovës nuk kanë moral kur akuzojnë për antiamerikanizëm. Qeveria Kurti do të jetë e para që do të përparojë marrëdhënien me SHBA e NATO në të mirë të gjithë Kosovës, e jo thjesht në të mirë të pak njerëzve hipokritë.

Thaçi ia ka hapur derën Serbisë e Rusisë. Ka shkelur kushtetutën. Ka rrezikuar territorin. Ai duhet hetuar dhe duhet të vihet para përgjegjësisë.

Të ngjashme